SHKODËR

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi e ka cilësuar një kombinim vlerash njerëzore dhe profesionale listën e emrave të kandidatëve për deputetë të PD në Shkodër.

Në një postim në “Facebook”, Ademi shkruan se 25 Prilli 2021, është caku që ndan dy modele dy qasje krejtësisht të ndryshme me njëra tjetrën në ndërtimin e shtetit, për të sotmen dhe të ardhmen. Ajo thekson se Shkodra do t’i prijë nisjes së një qeverisje të re.

POSTIMI I ADEMIT
Politika është alternativë dhe mundësi zgjedhje për qytetarët! Duke njohur nga afër dhe duke bashkëpunuar për gjatë shumë viteve me Helidonin, Emilian, Gretën, Bardhin, Izmirën, Arbenin, Helgën dhe të gjithë ekipin e PD- së për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, jam e bindur se është një kombinim vlerash njerëzore dhe profesionale që do të kontribuojnë për Shkodrën tonë.

Programi i Partisë Demokratike dhe kryetarit Basha, është pikënisja e asaj që shqiptarët presin prej 8 vitesh: Largimin e një kaste që ka uzurpuar çdo gjë dhe që e keqpërdor, për t’i hapur rrugën qeverisjes së vërtetë të Shqipërisë në interesin e parë dhe të vetëm të qytetarëve të saj!

25 Prilli 2021, është caku që ndan dy modele, dy qasje krejtësisht të ndryshme me njëra tjetrën në ndërtimin e shtetit, për të sotmen dhe të ardhmen! Zgjedhja është në dorën tonë, në dorën e secilit nga ne dhe si gjithmonë, edhe këtë herë, Shkodra do të lërë gjurmën e saj: Do t’i prijë nisjes së një qeverisje të re në shërbim të shkodranëve e shqiptarëve!

Ekipi i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe ekipi ynë i Shkodrës, janë guri i themelit i Fitores dhe ndryshimit të shumë pritur nga të gjithë! Pa dyshim, alternativa më e mirë për 25 Prillin!
#ShkodraFiton
#ShqiperiaFiton

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb