DELVINË
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Delvinës.

48-vjeçari Artur Llajan, ka tentuar të vetëflijohej duke konsumuar detergjent, më konkretisht klor, e si rrjedhojë është dërguar me shpejtësi drejt spitalit të Sarandës.

Raportohet se Lalanaj, baba i katër fëmijëve, ka ndërmarrë aktin ekstrem, pasi nuk siguronte dot lekët për të konsumuar alkool, ndaj të cilës kishte krijuar dhe varësi.

Mësohet se 48-vjeçari është i divorcuar para disa kohësh e është dënuar dy herë për dhunë në familje.

Po ashtu thuhet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia e Delvinës ka nisur hetimin për të zbardhur shkakun e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb