Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Front line” në “News 24” nga gazetarja Marsela Karapanço, ka komentuar raportin e Amnisty International.

Gjonaj theksoi se Shqipëria është në mes të luftës ndaj korrupsionit, duke shtuar se vendi ynë ka bërë progres në këtë aspekt, në raport me vendet e rajonit.

“Raporti i DASH në mënyrë të vazhdueshme e ka ngritur çështjen e korrupsionit. Ne kemi ngritur institucionet që të luftohet korrupsioni. Kemi bërë punë mjaftueshëm, duke marrë masa disiplinore, duke dërguar në Prokurori më shumë se 35 raste. Raporti tregon se ende nuk ka mbaruar reforma në drejtësi, sepse edhe dërgimet tona ende nuk janë shqyrtuar. Ne presim që të zbatohet siç duhet reforma në drejtësi.

Ne e dimë se korrupsioni është fenomen, ne vazhdojmë ta kemi kryefjalë luftën ndaj korrupsionit. Jemi në mes të luftës, nuk mund të luftohet korrupsioni për katër apo tetë vjet. SPAK është i rëndësishëm në luftën ndaj korrupsionit. Shqipëria është i vetmi vend në rajon, që ka progres në raport me shtetet e tjera rajonale. Gjithnjë do ketë raste sporadike, por ne po e luftojmë korrupsionin”, u shpreh Gjonaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb