Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, e ftuar në rubrikën “Opinion”“News 24”, foli mbi arrestimin e Ardian Çapja dhe shpalljen në kërkim të nipit të tij, Florencit.

Lala tregoi se Ardian Çapja ditën e djeshme i është nënshtruar dy ndërhyrjeve në zemër. Ajo tha se arrestimi i tij është bërë i mundur edhe nga i penduari i drejtësisë, Ervis Bardhi, i cili ka treguar detaje nga vrasja e babë e birë, Nezir e Gentjan Beqiri, më 15 gusht të 2012-ës, ku janë të implikuar edhe Ardian dhe Florenc Çapja.

Gazetarja theksoi se arrestimi i Florenc Çapja ka ndodhur edhe në të kaluarën, por më pas ka mundur të dalë nga dyert e gjykatave, e ta ekspozojnë këtë gjë sipas gazetares si triumf.

Lala uroi që Prokuroria e Elbasanit të hetojë sa më mirë këtë çështje, pasi përmes kësaj, sipas gazetares, minimizohen së tepërmi rekordet kriminale në qytetin e Elbasanit.

“Është bërë ndërhyrja në zemër, madje dy. Së pari më lejo të them që policia shqiptare kanë bërë një punë të mirë në hetimin e kësaj dosje. Ka pasur dyshime që Ardian Çapja është goditur politikisht, këtë se përjashtoj sepse do e shoh në vazhdimësi, di të them me siguri që prokuroria në rastin konkret ka një të penduar, ai është Ervis Bardhi. Në gusht të 2010 janë vrarë babë e birë në apartamentin e tyre. Gentjan Beqiri ndodhej në arrest shtëpiak, dyshohej për vrasjen e Sokol Çapja. Sipas të penduarit të drejtësisë, ai thotë se na kanë dhënë 50 mijë euro për vrasjen e babë e birë me mbiemrin Beqiri, ai jep detaje si e ka qëlluar. Detajet që jep i penduari përputhen dhe me të dhënat që gjetur në vendin e ngjarjes. Për vrasjen e Beqirit është arrestuar disa herë Florenc Çapja, por është liruar disa herë. Pra ka pasur disa herë hyrje-dalje nga burgu, e sa herë kanë dalë kanë pasur një triumf nga ana e tyre. Ervis Bardhi është identifikuar nga një shenjë gishti që është gjetur në targën e autorëve, prokurorët ku e çuan në gjyq për këtë çështje, prokuroria tha se kishte shumë pikëpyetje që s’kanë përgjigje. Bardhi ka qëndruar disa vite në burg, por në 2019 ka thënë të gjithë versionin e tij. Uroj shumë që Prokuroria e Elbasanit ta çoj këtë deri në fund, nëse Çapja do të dalin fajtor, të gjitha ngjarjet e vrasjes që lidhen në Elbasan ka kaluar pas përplasjeve mes dy bandave, por edhe të dhënat e nxjerra nga të penduarit e drejtësisë, mund të ezaurojnë përfundimisht rekordet kriminale në qytetin e Elbasani”, tha Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: