Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të presë sot në takim ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias.
Takimi zhvillohet në Ankara, teksa kryediplomati grek nuk ka zhvilluar një takim me Presidentin turk që prej 4 dhjetorit të 2019 në samitin e NATO-s, kur takimi kryesor ishte mes Mitsotakis dhe Erdogan.
Në Greqi këtë takim e shohin si një mundësi të një ballafaqimi të mëvonshëm mes vetë Mitsotakis dhe Erdogan, por ky i fundit së fundmi ka kërcënuar se do të riaktivizojë anijet turke në Turqi.
Dy vendet prej fillimit të vitit 2020 nuk po gjejnë qetësi, në fillim me krizën e emigrantëve dhe më pas me kërkimet në Mesdheun Lindor nga Turqia.
(BalkanWeb)