Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në “Real Story”, në “News 24”, tha se në hapësirat mediatike do të ishte e nevojshme që të promovoheshin më shumë të rinjtë, pasi figurat më të pjekura sipas saj janë promovuar dhe njohur nga publiku.

“Do i lutesha mediave t’i ofronin kohë mediatike më së shumti kandidatëve të LSI. U injektua në shoqëri gjuha e batutës, e urrejtjes. Unë pata një debat me mikun tim koleg, i thash edhe pse mbahesh si televizion opozitar, nuk na ke kushtuar kohë. Sot secili nga ne, duhet të largohemi pak, duke filluar nga unë, do të ishte mirë të krijonim hapësira për të rinj dhe të reja. Do të doja të shihja Kedi Mehmetaj, s’e ke idenë sa lodhet, rraskapitet, ajo nuk tërhiqet. Nuk duroj dot, ku shoh Flodiën. Esmeraldën në Korçë, ata janë kaq gra dhe vajza që janë aset për ne dhe ne nuk dimë t’i nxjerrim në pah. Ndryshimi vjen duke filluar nga unë e para, mentaliteti im është që të eci përpara dhe të realizoj ëndrrën e të rinjve dhe të rejave. Nëse nuk do të sjellim të rinj, a ka të ardhme politika? Nëse nuk i japim shansin më të madh të rinjve. Atyre që meritojnë, partia bëhet me njerëz që duan të ndryshojnë, të ecin përpara. Mua m’i kanë bllokuar ekranet”, u shpreh Kryemadhi.

Sakaq, teksa replikonte me analistin Skënder Minxhozi, Kryemadhi nënvizoi se sipas saj, Lulzim Basha është më i mirë se kryeministri Edi Rama, pasi sipas saj, ai kurrë nuk ka ilustruar një sjellje arrogante.

Skënder Minxhozi: Kostot e Berishës mi ke mësuar ti. Keni të gjithë të drejtën e botës të synoni pushtetin, po mos na e shisni rotacionin për ndryshim. Rotacion, por ama t’i vëmë termin, ndryshim nga opozita s’ka. Merrni listën e PD dhe vetëm ndryshime s’ka. Ajo do të flasë me krerët e partive të vogla. 30 vite politikanë, ku mbrohet, çdo sjelli ndryshim? Jeni këtu ku jeni mbi 50 % të fajit të atyre që thonë

Monika Kryemadhi: Të tërë keni faj, kemi dhe ne fajin tonë.

Skënder Minxhozi: Synoje pushtetin, por mos thuaj ndryshimin. Luli do e sjelli?

Monika Kryemadhi: 100% është më i mirë se Rama. Nuk fyen si Rama me sjellje arrogante. Ministër i Brendshëm sepse nuk ishte i zoti të na mbyste me gaz lotsjellës. Ai që vrau më 21 janar është sot kryetar bashkie.

Skëner Minxhozi: Unë them Ministër i Brendshëm.

Monika Kryemadhi: Po këmbëzën e shkrepi ky, jo Ministri i Brendshëm. Sa i përket sondazheve, ne duhet të bëjmë sondazh se sa besohen sondazhet. Sot sondazhet në Shqipëri, ata që punojnë në terren janë shqiptar dhe të INSTAT-it, janë izraelitë, turq, po ata persona. Pra po Minxhozi bën të njëjtën punë për të gjitha. Duke e ditur sa është pagesa për një fletë dhe pyetësor. Pandemia siç po bëhet riformatim seksual, ekonomik do të bëjë edhe për sondazhet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb