Partizani u kthye te fitorja, por më shumë rigjeti golat dhe lojën e bukur. Të kuqtë e kryeqytetit kërkojnë të mos jetë vetëm një shkëndijë, ndërsa për trajnerin Ilir Daja, paraqitja e fundit kundër Bylis duhet të jetë shembulli se si skuadra e tij duhet të luajë ndeshjet në sprintin final të sezonit. “Me Bylisin kemi qenë në lartësinë e duhur në të gjithë komponentët. Besoj se ajo që ka qenë e dukshme në raport me ndeshjet e tjera ka qenë se ekipi ka bashkëpunuar në grup dhe ishin altruistë për njëri-tjetrin.

Received 517546345901692 1170x650
Received 517546345901692 1170×650

Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë që kanë të gjithë lojtarët për të marrë rezultatin. Mendoj që një tjetër gjë pozitive ishte që shënuan të tre sulmuesit që ishin titullarë dhe besoj që të njëjtën frymë dhe mënyrë loje duhet të kemi edhe nesër ndaj Kastriotit për të shkuar te fitorja”, ka thënë tekniku. Prova e radhës për Partizanin është ajo e së shtunës kundër Kastriotit. Asnjë nënvlerësim nga Daja, që kërkon edhe nga futbollistët e tij të bëjnë të njëjtën gjë.

Gjk 4501 1536x1024
Gjk 4501 1536×1024

“Kemi dy fitore dhe një humbje në fillim të kampionatit me Kastriotin. Ndeshjet nuk janë të lehta dhe po shikoja golat e shënuar dhe të pësuar dhe Kastrioti në pesëshen e fundit ka gola më pak të shënuar se të tjerët. Ne duhet të mos e ulim dozën e motivimit. Në disa përballje me ekipe edhe më poshtë se Kastrioti kemi pasur probleme. Kështu që nuk mendoj se kemi një ndeshje të lehtë. Është e vështirë, pasi edhe ata duan pikë dhe të sigurojnë mesin e artë në fund të kampionatit. Ne duhet të drejtojmë lojën, t’u imponohemi dhe të bëjmë as më shumë e as më pak atë që bëmë kundër Bylisit’, vijon Daja. Trajneri i Partizanit ka folur edhe për Ferhan Hasanin, transferimi i bujshëm i merkatos së dimrit, por që deri tani është aktivizuar me pikatore dhe kontributi i tij është larg pritshmërive.

Gjk 4576 1536x1024
Gjk 4576 1536×1024

“Një nga parimet e stërvitshmërisë është vazhdimësia. Patjetër Hasani është vlerë në ekipin tonë, por do të luajë titullarë kur ne do të mendojmë se fizikisht ka mundësinë të përballë më shumë se 2/3-at e një ndeshje. Për momentin besoj se nuk e bën. Përtej kësaj nuk bëjmë dot asnjë hap fals, duke provuar të ndryshojmë qoftë për Hasanin. Mendoj se do të kontribuojë për aq minuta sa e ka gjendjen fizike në momentin që flasim”, ishin fjalët e trajnerit. Partizani nis fazën e fundit të sezonit të Superligës në vendin e tretë me 47 pikë, po aq sa Vllaznisë dhe vetëm dy më pak se kryesuesit e Teutës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: