Shpërthimi në banesën e Arben Pllumit në Halil të Fushë-Krujë ka ndodhur rreth orës 23:00.

Gjatë shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, dhe janë demtuar dhe banesat përreth saj.

Shpërthimi ka qënë i fuqishëm sa është dëgjuar deri në qytetin e Krujës, kjo ështe hera e 4 që banesës së Arben Pllumit i vihet eksploziv.

Familjarët kanë deklaruar se nuk kanë probleme apo konflikte me njeri dhe nuk e dine se nga i vinë këto sulme, por kërkojnë që policia të marrë masa të menjëhershme e të vejë në përgjegjësi autorët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb