NGA: ZONJA ENEIDA
4 patate mesatare
200 gr spinaq
3 qepë të njoma
1 tufë kopër
4 vezë
2 lugë pana
150 gr djath feta Olympus
Kripë
Vaj ulliri
Kaurdisim qepën e njomë në vaj ulliri dhe më pas shtojmë spinaqin. E lemë pak të ftohet dhe shtojmë të verdhat e vezëve, koprën dhe djathin.
Ziejmë patatet dhe i shtypim me pirun, por jo t’i bëjmë pure.
Rrahim të bardhat e vezëve, hedhim panën dhe i shtojmë me kujdes tek patatet që mos të ulet volumi. I bashkojmë më pas të gjithë përbërësit dhe i shtrojmë në një tavë, të cilën e vendosim në furrë për 20 minuta në 200 gradë derisa të marrë ngjyrë kafe të hapur nga lart.