Kursimi i parave nuk është një detyrë edhe shumë e lehtë për t’u bërë, por është një gjë e arritshme. Personat me paga më të larta mund të arrijnë të kursejnë shumë më shumë sesa ata që kanë paga më të ulëta. Pavarësisht nëse je duke u përpjekur të kursesh për një blerje të madhe, të krijosh një fond emergjence ose të planifikosh për të ardhmen tënde, ka disa strategji të thjeshta që mund të të ndihmojnë të arrish qëllimet e tua për të kursyer. Ekspertja Xhonsila Hoxha zbuloi për Vila24 me moderatore Anila Çela disa mënyra sesi të kursejmë para.

“Njerëzit nuk mund të kursejnë sepse jo pak herë në Shqipëri kanë të ardhura të ulëta por ndodh dhe një fenomen tjetër ata shpenzojnë më shumë se të ardhurat e tyre. Ne kemi dhe shprehjen shtri këmbët sa ke jorganin. Çdo individ duhet të llogarisë se sa do të shpenzojë çdo muaj, e pastaj t’i rivendosë kursimet. Njëra nga mënyrat më të mira për të kursyer mbetet hapja e llogarive bankare të kursimeve.

Tashmë është e njohur që pagesa me kartë krediti është më e lehtë për të shpenzuar para, se sa mënyra e të paguarit me para në dorë, pasi që dihet saktësisht se sa para ju kanë mbetur. Që të administroni më mirë paratë tuaja, është mirë që të tregoheni kritikë në shpenzime” – tha Hoxha.

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: