Dhuna ndaj kafshëve shpesh është bërë debat në media, por deri tani asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket ligjit për dhunuesit e tyre. Kodi penal duhet të ndryshohet për personat, të cilët dhunojnë kafshët.

Bazuar në ngjarjet e fundit të dhunimit të kafshëve të cilat kanë tronditur opinionin publik paneli i Vila24 drejtuar nga moderatorja Anila Çela diskutoi mbi mënyrat sesi mund të ndryshoj situata. Mjeku veteriner Martin Llazani parashtroi si zgjidhje regjistrimin e kafshëve në emrin e blerësve.

“Të blesh një kafshë sot është bërë si bukë me ujë, kafsha duhet regjistruar në emrin e blerësit që në momentin e parë, dikush duhet të mbaj përgjegjësi për kafshën. Një njeri me probleme mendore nuk dhunon vetëm kafshët por dhunon dhe fëmijët, ne jemi këtu për të dhënë zgjidhje. Keqtrajtim është t’i japësh dhe bukë me ujë, ta lidhësh te cepi oborrit ose ta mbyllësh në bodrum dhe mos ta lësh të shoh dritën e diellit. Sot edhe nëse sheh dikë që dhunon një kafshë nuk di ku të denoncosh. Dhunimi vazhdon sepse askush s’ka frikë”, -tha për News24 Llazani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: