Shtetet e Bashkuara dëshirojnë lidhje më të qëndrueshme me Rusinë, mirëpo kjo gjë do të varet se me sa agresivitet vepron Kremlini, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken nga Londra.
“Presidenti (amerikan Joe) Biden ka qenë shumë i qartë tash e një kohë, edhe para se të bëhej president, që nëse Rusia vendos të veprojë me agresivitet, ne do të përgjigjemi”, ka thënë Blinken, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

“Mirëpo ne nuk synojmë të përshkallëzojmë situatën, ne do të preferonim lidhje më stabël dhe më të parashikueshme. Nëse Rusia drejtohet në atë rrugë, ashtu do të bëjmë edhe ne”, tha Blinken.

Sa i përket Kinës, Blinken ka thënë se Perëndimi nuk është duke tentuar ta ulë poshtë Kinën.
“Nuk është qëllimi ynë që të tentojmë të ndalim Kinën apo ta ulim poshtë. Çfarë po tentojmë të bëjmë është që të zbatojmë rregullat ndërkombëtare, për të cilat vendet tona kanë investuar për dekada”, ka thënë mes të tjerash ai.
Blinken gjendet në Londër për të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të G7-ës, grupit të vendeve më të industrializuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb