“BalkanWeb” siguron foton e Liljana Buzos, e cila u vra sot nga bashkëshorti i saj. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Gjykatës së Elbasanit. Mësohet se viktima ka lënë pas tre fëmijë, një vajzë 26-vjeçare si dhe dy djem, 20 dhe 18-vjeçar.

Koço Buzo, qëlloi për vdekje me thikë dhe më pas me kallashnikov gruan e tij, Liljana Buzon, ndërsa aksidentalisht u plagosën dy kalimtarë që tentuan të parandalonin ngjarjen.

Fill pas krimit të rëndë, autori është ndaluar nga policia. Çifti kishte nisur procedurat e divorcit, ndërsa viktima e kishte denoncuar për dhunë burrin e saj, i cili sot i mori jetën.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb