Të paktën 163 palestinezë dhe gjashtë oficerë policie izraelitë kanë mbetur të lënduar në përleshjet në Jeruzalem.

BBC shkruan, se shumica e personave u lënduan në xhaminë Al-Aqsa, pasi policia goditi drejt besimtarëve plumba gome, teksa këta të fundit po falnin namazin e teravive. Gjysmëhëna e Kuqe ka hapur një spital fushor, për të kuruar të plagosurit Kompleksi i xhamisë Al-Aksa, në qytetin e vjetër të Jerusalemit, është një nga vendet më të shenjta të islamit, por pranë saj qëndron edhe vendi i shenjtë i judistëve, i njohur si Mali i Tempullit. Policia izraelitë është justifikuar për operacionin, duke thënë se tentoi të vendoste rendin, për shkak të trazirave që ndodhën pas faljes së mbrëmjes së djeshme.

Sakaq, një zyrtar i Aqsa me anë të një thirrje nëpërmjet altoparlantit i bëri thirrje policisë të ruante qetësinë.

“Policia duhet të ndalojë menjëherë të shtënat me tymuese ndaj adhuruesve dhe këta të fundit të qëndrojnë të qetë”, ka thënë zyrtari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb