Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur sot për një familje nga Gjilani i Kosovës, teksa 3 anëtarët e saj kanë humbur jetën. Dyshohet paraprakisht se anëtarët e familjes mund të jenë helmuar nga ushqimi.

Mediat e Kosovës raportojnë se 3 anëtarët të familjes Haliti kishin qenë me pushime në Shqipëri.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Haliti si dhe bëri apeli që të zbardhet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në reagimin e Hazirit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb