ELBASAN
Detaje të reja për atentatin e sotëm në Elbasan, ku mbeti i vrarë një ri. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se viktima ndodhej në makinë i shoqëruar nga një femër, e cila ka mbetur e plagosur dhe është transportuar në spital.
Ndërkohë viktima ndodhet ende në makinën ku u qëllua. Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, teksa janë ngritur postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse dhe po bëhet krehja e qytetit për kapjen e autorëve.
(BalkanWeb)