Policia e Lezhës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur pas mesnate në fshatin Spiten, ku dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në një banesë dhe kanë vjedhur.

Sipas policisë, shtetasit e paidentifikuar kanë vjedhur një sasi parash e dy aparate celularë, kurse ka dyshime se ata kanë dhunuar edhe çiftin bashkëshortor në banesë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Më datë 24.05.2021, pas mesnatës, në fshatin Spiten, Lezhë, jemi njoftuar nga shtetasi Gj.D., se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e tij duke i dhunuar atë dhe bashkëshorten shtetasen V.D.,47 vjeçe, një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Gjithashtu, janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: