Qeveria e Ugandës ka bërë thirrje që të mblidhen në qendër vaksinat e koronavirusit të ri (COVID-19), të cilat nuk janë përdorur dhe që do të skadojnë në korrik.

Sipas “The Daily Monitor”, ministrja e Shëndetësisë, Diana Atwine, deklaroi se në disa pjesë të vendit vaksinat rrezikojnë të mos përdoren për shkak të pjesëmarrjes së ulët në fushatën e vaksinimit.

Ministrja Atwine bëri thirrje për kthimin e të gjitha vaksinave që nuk u përdorën deri më 30 maj dhe kujtoi se vaksinat ekzistuese do të skadojnë në korrik.

“Ne kemi sjellë 964 mijë doza të vaksinës deri më tani dhe më 10 mars i kemi shpërndarë në të gjitha rajonet, por në disa rajone ka aplikim shumë të ulët. Ne nuk do të lejojmë që vaksinat të skadojnë”, tha ajo.

Në Afrikë, një total prej 75.000 doza të vaksinës ishin ndërprerë më parë në Malavi dhe në Sudanin e Jugut, pasi u kishte skaduar afati i përdorimit.

Në Ugandë deri më tani janë regjistruar 43.734 raste dhe 356 viktima nga COVID-19.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb