Kryetari i PD, Lulzim Basha ka hedhur poshtë zërat se ai ka futur kandidatë në garë që të promovohen në poste të ndryshme në parti.

Gjatë një takimi në Pogradec, Basha thotë se diçka e tillë është e pavërtetë dhe janë thjesht thashetheme për të krijuar konfuzion ose ndonjë avantazh të pandershëm në garë.

Ai thekson se në garën për kryetar në PD të gjithë janë të barabartë dhe do të vendosë vetëm vota e anëtarësisë.

 

ANËTARI I PD: Kryetar ka zëra se disa nga kandidatët po marrin pjesë në garë vetëm që të fitojnë pozicione në parti, është e vërtetë kjo?

LULZIM BASHA: Duke qenë se ka zëra që qarkullojnë se ka kandidatë në garë që u është kërkuar kandidimi nga unë, në mënyrë që të promovoheshin në poste të ndryshme në parti, kjo është absolutisht e pavërtetë. Në këtë garë, të gjithë janë të barabartë dhe do të jetë vota e anëtarësisë që do të vendosë, siç ndodh për pozitat e tjera drejtuese në parti. Këto thashetheme, pavarësisht nga kush janë përhapur, thjesht kanë për qëllim të krijojnë konfuzion ose ndonjë avantazh të pandershëm në këtë garë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb