SPANJA

Holandezi Ronald Koeman do të vijojë të jetë trajneri i Barcelonës edhe për sezonin e ardhshëm. Presidenti Joan Laporta i ka dhënë besimin teknikut edhe për një sezon, pavarësisht se ai që la pas ishte plot me polemika.

Koeman arriti të fitojë vetëm Kupën e Mbretit sezonin e kaluar teksa në kampionat e mbylli në vendin e tretë.

Sezoni i parë i Koeman u cilësua si ‘dështim’, por duket se Laporta kërkon ti besojë sërish duke i dhuruar edhe disa lojtarë këtë merkato ku deri tani janë afruar Aguero, Eric Garcia apo Emerson Royal, ndërsa pritet edhe Gigi Wijnaldum.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb