ITALI

Legjenda e Juventusit, Gieampiero Boniperti ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare. Presidenti i nderit të ‘’Zonjës së Vjetër’’ pësoi atak kardiak teksa më 4 korrik do të mbushte plot 93 vjeç.

Gjithë jetën e tij ai ia kushtoi Juventusit, duke luajtur nga viti 1946 deri në 1961 në Torino për të fituar 5 tituj të Seria A dhe 2 kupa të Italisë.

Po ashtu ai pati nderin të përfaqësojë edhe përfaqësuesen e vendit të tij, Italinë.

Më pas Boniperti u përfshi edhe në politikë, por sërish hija e tij do të mbetet përgjithmonë si një legjendë e Juventusit që nuk pranoi të luajë me asnjë skuadër tjetër përveç ‘’Zonjës së Vjetër’’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb