TROPOJË

Një person ka mbetur i plagosur në Tropojë, teksa policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ardhur pas një konflikti të çastit, teksa ka mbetur i plagosur shtetasi Bardhyl Kolbiba. Falë ndërhyrjes në kohë të policisë, është arrestuar dhe autori i plagosjes, i identifikuar si Izet Ahmati.

“Sot, rreth orës 07:10, në fshatin Luzhë, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi Izet Ahmati, 46 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Bardhyl Kolbiba, 39 vjeç, banues në Luzhë, i cili është transportuar për mjekim në spitalin e Tropojës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, shtetasit Izet Ahmtai, i cili ishte fshehur në një banesë të braktisur në periferi të fshatit.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së krimit, kallashnikov me një krehër me municion luftarak.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe një armë e ftohtë thikë me të cilën dyshohet se në momentin e konfliktit të çastit, i dëmtuari ka kanosur me thikë autorin dhe më pas konflikti është përshkallëzuar në përdorimin e armës nga 46-vjeçari.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën të ditur policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: