Sapo kanë mbërritur edhe 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca në vendin tonë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu duke falenderuar Republikën e Greqisë për mbështetjen ndaj vendit tonë.
“100,000 doza të vaksinës AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë”, shkruan Manastirliu në postimin e saj.
Manastirliu shkruan se janë mbi 1.2 milionë vaksina anticovid të mbërritura në Shqipëri deri tani, ndërkohë që shkruan se do të vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
Postimi i ministres Manastirliu:
100,000 vaksina AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë???????
? 1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
#ShqipëriaBuzëqesh?
(BalkanWeb)