Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Mediat Helene shkruajnë se në Larisë, një grua 43-vjeçare është vrarë brutalisht nga i shoqi, me këtë të fundit që e qëlloi gruan plot tetë herë me armë.
Krimi ndodhi brenda një tavernë në pronësi të vëllait të viktimës, ku ajo punonte.
Informacionet i parë thonë se autori, 54 vjeç, besonte se gruaja e tij po e tradhtonte.
Ai u arrestua pas krimit, shkruajnë mediat greke.
(BalkanWeb)