Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka treguar situatën aktuale të zjarreve në Gjirokastër, aty, ku një ditë më parë ndërroi jetë si pasojë e flakëve një 64-vjeçar si dhe është në gjendje të rëndë bashkëshortja e tij.

Peleshi shkruan në rrjete sociale se falë punës së FA, vatrat e zjarrit janë eliminuar. Ai kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar rastet kur zjarrvëniet janë të qëllimshme

“Dielli lind përsëri në Gjirokastër. Pas një nate mes zjarresh, falë punës së palodhur dhe me sakrifica te Forcave të Armatosura, forcave zjarrfikëse dhe forcave të tjera të Bashkisë Gjirokastër, vatrat e zjarrit janë eliminuar.

Vazhdojmë vigjilencën dhe kërkojmë bashkëpunim komunitar për të identifikuar zjarrvënësit e qëllimshëm. #Gjirokastra”, shkruan Peleshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb