Ministrja e Shëndëtësisë, Ogerta Manastirliu thotë se qytetarët nuk duhet të neglizojnë vaksinimin anticovid teksa shifrat e COVID-19 vijojnë të rriten.

Teksa sot u shënuan mbi 1 mijë raste me COVID-19 vetëm brenda 24 orëve, Manastirliu shton se janë mbi 10 mijë raste aktive.

Për Manastirliun, situata kërkon përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit të vetes dhe të tjerëve.

 

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU

? Rritja e rasteve të infektimeve ditore, shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 10 mijë rasteve aktive me #Covid19, kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët.

‼️Mos e neglizho vaksinimin anticovid.

#VaksinatShpëtojnëJetë

?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb