Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, prej disa ditësh është duke qëndruar në Itali. Ajo ndoqi nga afër koleksionin e ri të markës së famshme “Dolce dhe Gabanna”, teksa atje festoi edhe ditëlindjen e 32-të.

Së fundmi ajo ka ndarë disa fotografi të reja, në të cilat ka marrë vëmendje me paraqitjen provokuese.

Bebe Rexha 1
Bebe Rexha 1

Biondja shfaqet e veshur me një fustan transparent të zi duke vënë në pah linjat e bujshme trupore. Dukjen e kompletoi me një palë syze e po ashtu edhe me taka të tilla, të po së njëjtës ngjyrë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

“Mirupafshim Itali”, ka shkruar ajo duke njoftuar fansat se po largohet nga Italia për në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Këngëtarja ka qenë e shoqëruar nga partneri i saj, regjisori Keyan Safyari, me të cilin edhe u paraqit në promovimin e koleksionit të ri të “Dolce dhe Gabanna” në Venedik.

Ata po shijojnë lidhjen prej më shumë se një vit, teksa Rexha në një moment theksoi: “Më pëlqen ky djalë. Unë mendoj se ky është një njeri i mirë. Ai është një njeri shumë i mirë. Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, ai kujdeset për mua, ai është duke kuptuar karrierën time dhe atë që bëj”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: