Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Maqedoninë e Veriut, ku një 18-vjeçare në muajin e shtatë të shtatzënisë ka humbur jetën nga Covid-19.
Sipas Alsat, e reja ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe kishte disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese pasi vuante nga probleme kardiake dhe kishte një sëmundje të rrallë gjenetike. Drejtori i spitalit në Gjevgjeli, Dimitar Krgjev bëri me dije se e gjithë familja e viktimës ishte me COVID, ndërsa ajo u shtrua në spital pas vështirësimit të situatës.
Maqedonia e Veriut dje regjistroi 256 raste të reja, nga 2,778 testimet e bëra për Covid-19, 31 pacientë humbën jetën me korona virus, ndërsa 545 të tjerë janë shëruar.