Leon Goretzka u ka dhënë fund spekulimeve që e lidhnin atë me një transferim larg Bayern Munchen. Ai ka nënshkruar kontratë të re në “Allianz Arena” deri në vitin 2026. Për mesfushorin gjerman u fol gjatë merkatos së verës për një kalim te Manchester United.

Sidoqoftë, Goretzka rinovoi me kushteve e klubit bavarez. Pasi janë saktësuar edhe detajet më të vogla, futbollisti nënshkroi marrëveshje të re që e shkon deri në 12 milionë € në vit, por nëse Bayern arrin t’i fitojë të gjitha si vitin e kaluar, paga e Goretzkas shkon bashkë me bonuset në  15 milionë € në vit.

Presidenti i Bayern tha se ekipi ka mentalitet fituesi dhe fakti që lojtarët fitojnë trofe, bën që ata të qëndrojnë, natyrisht duke përmirësuar pagat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb