TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka emëruar në detyrën e zëdhënëses së partisë, Ina Zhupën. Ajo është pedagoge për shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Zhupa zëvendëson kështu Orjela Nebiajn në foltoren e selisë blu. Por ajo që na ra në sy me një vizitë në rrjetet sociale ishte kjo foto, ku shihet zëdhënësja, normalisht para se të merrte këtë post, në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Edhe më herët Ina është angazhuar pranë selisë së PD, madje duke qenë shumë aktive edhe në protestat e opozitës, ndaj kjo foto teksa shfaqet pranë Veliajt përgjatë një aktiviteti, duket mjaft interesante.
(ma.ar/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: