ELBASAN

Një autoveturë është përfshirë nga flakët në lëvizje pak pas mesditës së sotme në Elbasan. Mësohet se ngjarja ndodhi tek rreth rrotullimi në qendër të qytetit të Elbasanit, duke shkaktuar panik tek përdoruesit e rrugës, si shoferët ashtu dhe kalimtarët.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë, ndërsa flakët kanë përfshirë menjëherë të gjithë makinën. Në vend ka mbërritur zjarrfikësja dhe policia.

https://www.youtube.com/watch?v=-ar

Paraprakisht dyshohet se makina ka pësuar defekt në sistemin elektrik, çka ka sjellë dhe shpërthimin e flakëve. Për disa minuta është bllokuar qarkullimi në rrugë.

Informacion paraprak
Më datë 11.10.2021, rreth orës 13:00, në rrugën “Thoma Kalefi”, Elbasan, mjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasin E.A., 62 vjeç, banues në Elbasan, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur plotësisht. Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: