TIRANË

Lëkundje sizmike janë ndjerë në vend.

EMSC, shkruan se bëhet fjalë për dy tërmete. I pari është regjistruar me magnitudë 3.3 të shkallës rihter, ndërsa epiqendra është në Elbasan. Thellësia e këtij tërmeti është vetëm dy kilometra.

Ndërsa tërmeti i dytë është shënuar në Bulqizë, në njësinë administrative Shupenzë.

Magnituda e këtij tërmeti ka qenë më e fortë se e para, pasi bëhet fjalë për magnitutë 4.4 të shkallës rihter, ndërsa thellësia 14 km.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: