Është liruar nga detyra drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Rezana Vrapi. Vendimi është firmosur këtë të martë. Rezana Vrapi, iu besua kjo drejtoi prej 7 vitesh, pasi u emërua në krye të saj në vitin 2014. Arsyet e largimit nga posti i QSHA nuk dihen ende.

Vlen të përmendet, se Qendra e Shërbimeve Arsimore është vendosur shpesh në qendër të kritikave nga maturantët, në lidhje me testet e Maturës Shtetërore.

Maturantët kanë protestuar sistematikisht vitet e fundit, pasi kanë hasur vështirësi në hartimin e tezave dhe kanë pretenduar se në to, janë ilustruar tema që ata nuk i kanë bërë gjatë viteve të studimit në gjimnaz. Në vend të saj ‘BalkanWeb‘ mëson se është emëruar Aurora Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb