Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morëiecki, është shprehur se kriza e emigrantëve në kufirin me Bjellorusinë është një kërcënim i madh për të gjithë Bashkimin Evropian.

“Siguria në kufirin polka është në interesin tonë kombëtar, por sot stabiliteti dhe siguria e të gjithë BE-së është në rrezik”, është shprehur kryeministri në një postim në “Twitter”.

“Ky sulm i regjimit të Lukashenkos ka për qëllim që të na frikësojë, por ne nuk kemi frikë dhe do të mbrojmë paqen në Evropë falë edhe partnerëve tanë të NATO-s dhe BE-së”, shtoi më tej Morawiecki.

Vetëm ditën e sotme, në kufirin Bjellorusi – Poloni, në afërsi të fshatit Kuznica, janë refuzuar të paktën 500 emigrantë. Mirëpo situata e ngjashme ka vijuar po thuajse që gjatë gjithë javës që lamë pas dhe fillim javës së re.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb