Për deputetin Flamur Noka është më se e qartë se Foltorja ka ndezur shpresën e shqiptarëve duke i karikuar ta për një PD më të fortë.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën”, Noka u shpreh se vendimi për përjashtimin e Berishës ishte vrasës për partinë.

“Çdo gjë është e dukshme si drita e diellit. Mbështetja e demokratve është drejt Berishë. Foltorja ka zgjuar shpresën demokratët që Basha i kishte vënë në gjumë. Foltorja po i karikon për një parti demokratike më të bashkuar, më të fortë.

Pse nuk u krjua një tjetër Foltore më përpara?

“Shumë prej nesh mund të kenë patur rezerva, por kurrë nuk kam preferuar t’i trajtoj jashtë zyrës së selisë. Basha me vendimin që mori ishte një vendim shumë akult, i fshehtë dhe ishte vendim përçarës. pas atij vendimi Basha hapi Kutinë e Pandorës brenda asaj partie. Demokratët kanë patur rezerva për mënyrën si e ka qeverisur partinë dhe jemi munduar të gjemë justifikime. Por ai mori një vendim vrasës për partinë. Në të gjitha sondazhet Berisha ka dalë i pari. Kujt i8 shërben kjo përçarje e PD? Vetëm Ramës. Të vetmin argument kapet pas xhaketës së Amerikës. Por, a ka njeri më proameriakn sa Sali Berisha.  Berisha është anti-Soros. Basha nuk mund t’i trajtojë demokratët si bagëti

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb