Reshjet e dendura kanë shkaktuar probleme në zona të ndryshme në vend.

Sëfundmi situata është paraqitur në Bashkinë e Selenicës.

Gazetari Enrik Mehmeti tha për ‘BalkanWeb’, se në fshatin Mesaplik të Bashkisë Selenicë është rrëzuar ura e fshatit për shkak të reshjeve të dendura të shirave gjatë natës dhe rrëshqitjes së dherave.

Për pasojë fshati me rreth 100 familje ka mbetur i izoluar pa pasur mundësi tjetër kalimi.

Sakaq pritet përmirësim i kushteve atmosferike të motit që më pas të ndërhyhet në këtë segment rrugor nga shtabi i emergjencave civile.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb