Kryeministri Edi Rama, ka folur për krizën energjetike në Kosovë.

Nëpërmjet një statusi në ‘Twitter’ Rama thotë se ka kërkuar nga Ministria e Energjisë që të vlerësohet çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, në mënyrë që asnjë familje të mos ketë ndërprerje energjie natën e Vitit të Ri.

‘Ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi’, Rama për krizën energjetike: E kam ndjekur me shqetësim, do të shohim çdo mundësi që familjeve të mos u mungojë energjia ditët e festave

Gjithashtu shprehet se dallga e krizës energjetike tashmë po kërcënon çdo vend, por pavarësisht kësaj Rama shkruan se ato mundësitë që janë nuk mund të mos ndahen edhe me Kosovën

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës,që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!

Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!”, shkruan Rama.

 

Rmaa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb