Një aksident me vdekje është regjistruar ditë e sotme në Kukës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Ura 6-metroshe’.

Mësohet se 30-vjeçari S.D., ishte duke lëvizur me biçikletë, ndërsa është përplasur nga makina e cila drejtohej nga 47-vjeçari A.B. Fatkeqësisht 30-vjeçari ka ndërruar jetë.

Ndërkohë drejtuesi i i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Kukës/ Informacion paraprak

Më datë 12.01.2022, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”, shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”,  ka aksidentuar shtetasin S. D., 30 vjeç, i cili levizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: