SHBA

Arnold Schëarzenegger u përfshi në një aksident automobilistik me shumë automjete të premten (21 janar), ku një grua mbeti e plagosur.
“Ai është mirë, shqetësimi i tij i vetëm tani është për gruan që u plagos”, tha një përfaqësues i aktorit për People.

Departamenti i Policisë së Los Angeles konfirmoi se një aksident ka ndodhur në Sunset Blvd. dhe Allenford Ave.

Ish-guvernatori i Kalifornisë, 74 vjeç, ishte brenda një Yukon që goditi një Toyota Prius të kuqe. Siç u raportua fillimisht nga TMZ, makina e tij u rrotullua mbi automjetin tjetër përpara se të kthehej dhe të rrotullohej mbi një Porsche Cayenne.

Shoferi në timonin e makinës tjetër, e cila mësohet se është një grua e paidentifikuar, ka pësuar lëndime dhe është transportuar me ambulancë në spital.

Miku i Schëarzenegger-it, Jake Stansfield, i cili shërbeu si Kryetar i Këshillit të Guvernatorit gjatë kohës së yllit në detyrë, ishte i pranishëm kur ndodhi përplasja, sipas TMZ.

Kujtojmë që pak ditë më parë aktori i njohur përfundoi dhe divorcin nga Maria Shriver pas 10 vitesh ndarje. Shriver, 66 vjeç, fillimisht bëri kërkesë për divorc në korrik 2011 pas 25 vitesh martesë.

Aktori i Terminator dhe Shriver kanë katër fëmijë së bashku: vajzat Katherine Schëarzenegger Pratt dhe Christina, dhe djemtë Patrick dhe Christopher. Djali i tij Joseph, është gjithashtu 24 vjeç.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb