TIRANË

Dëshmi të reja për vrasjen e ndodhur dje në Lezhë, ku një 17-vjeçar ekzekutoi për hakmarrje vëllain e vrasësit të babait të tij.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të gazetares Evis Ahmeti ka folur një i afërm i 17-vjeçarit Florian Përvathi. Ai tha se Floriani ishte artist, por e la shkollën. I afërmi tregoi se babai i Floriani u vra pas një konflikti banal.

“Kanë mbetur 4 jetima. Ai ishte artist, por e la punën dhe punonte në një lavazh. Lajmin e mora vesh nëpërmjet medias.
Konflikti mes babait të Florianit dhe 65-vjecarit, ka qene krejt banal. Ne nuk e kemi ushqyer me gjakmarrje. Ai ende si ka bërë 17 vjeç.
Në prill ka ditëlindjen.

Babain ia vranë për një dhi që hyri në një kopsht. Në ngjarje u plagos edhe vëllai i Florianit Ai qëndroi me paterica 6 muaj. E ëma vrau veten pak minuta pasi i vranë të shoqin. Floriani u rrit nga gjyshja e cila është 92 vjeç tani dhe është invalide. Gjyshi ka 3 ose 4 vjet që ka vdekur.”, tha i afërmi.
Sa i përket autorit të vrasjes së babait të 17-vjeçarit, ai tha se autori i vrasjes u dorëzua pas një jave dhe më pas u dënua 10 vjet po bëri shumë më pak 5 ose 6 vjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb