Një 68-vjeçar ka ndërruar sot jetë teksa ishte duke lëvizur me biçikletë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në rrugën “Qemal Stafa”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet L. B.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.