Rusia dhe Ukraina ndodhen në tensione tepër të acaruara kohët e fundit.

Shkak është bërë, dëshira e Ukrainës për të anëtarësuar në NATO. Rusia nuk dëshiron që kjo të ndodhë, pasi kërkon nga NATO që të qëndrojë larg territoreve të ish-Bashkimit Sovjetik.

Sakaq, për të folur rreth kësaj çështje ishte i ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, analisti Genc Burimi. Ai tha se Rusia ka mbështetjen e Kinës, por shtoi se nga kjo situatë më e dëmtuara del Gjermania.

“Nëse Rusia do e çojë në konkretizim atë kërcënim që amerikanët thanë që është real se kurrë. Amerikanët mendojnë se rusët do të shpikin pretekst për të sulmuar. Është poker nga palët dhe ajo që e pëson do të jetë Gjermania. Amerika është mbrojtja dhe siguracioni i jetës për gjermanët. Mos harroni se kurrë më parë Gjermani-SHBA s’kanë pasur marrëdhënie të ftohtë gjatë kohës së Trump. Grenell u shpall non grata në Gjermani. Ne e dimë fare mirë mbështetjen që Kina i jep Rusisë. Kjo Putini është në një lojë idiote, do t’i tregojë dhëmbët perëndimit”, tha Burimi.

Sipas Burimit, Rusia ka një garanci e cila është Franca. Kjo e fundit sipas analistit ka konfirmuar se nëse Ukraina futet në NATO, ajo do të dalë nga aleanca.

“Ka dy kundërshtime, e para ka disa zyrtarë Ukrainës që po akuzojnë amerikanët që po i hedhin benzinë zjarrit. Nëse Ukraina hy në NATO Franca lë NATO-n. Macroni shkon të hënën në Rusi. Ai i thotë që atë garanci që s’ju jep Amerika ua jap unë. Ai i ka thënë Rusisë se do vendosë ultimatum. Për Ukrainën nuk pyet njeri shumë. Është larguar me dhunë një president i zgjedhur nga populli”, përfundoi analisti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb