Juventus, Milan e shumë të klube të tjera jashtë Serie A, kanë vendosur Nicolo Zaniolo në listën e dëshirave por “La Gazzatta dello Sport” sjell një variant ndryshe mbi të ardhmen e sulmuesit italian.

Sipas të përditshmes sportive, si Roma ashtu edhe lojtari kanë shprehur dëshirën për të zgjatur bashkëpunimin ndërmjet tyre. Zaniolo ka një kontratë deri në 2024 por vullneti i palëve është të shkojnë drejt një kontratë të re e cila parashikon një rritje të ndjeshme të pagës.

Më pas në verë, nëse ndonjë skuadër është e gatshme të bëjë çmenduri për Zaniolo situata mbetet për tu vlerësuar, për momentin lojtari ndihet i lumtur dhe i vlerësuar në kryeqytet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: