Presidenti iranian Ebrahim Raisi, do të udhëtojë në Katar në ditët në vijim për të marrë pjesë në një takim të Samitit të Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit (GECF).

Katari do të presë një samit të eksportuesve kryesorë të gazit natyror, përfshirë Iranin në ditët në vijim.

Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, në një takim më 27 janar 2022, i dërgoi një ftesë zyrtare emirit të Katarit Presidentit iranian Ebrahim Raisi për të marrë pjesë në një takim të Samitit të Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit (GECF).

Më herët presidenti iranian tha se zgjerimi i marrëdhënieve mes vendeve fqinje mund të ndërtojë sigurinë.

Presidenti Raisi tha se vendet prodhuese duhet të rrisin bashkëpunimin dhe konvergjencën në politikat energjetike.

Duke vënë në dukje se prioriteti i qeverisë së re iraniane është zgjerimi i marrëdhënieve me vendet fqinje dhe rajonale, presidenti tha se Irani beson se bashkëpunimi i mëtejshëm rajonal do t’i shërbejë paqes, sigurisë dhe përparimit në rajon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb