Pavarësisht humbjes së pastër 0-2 të pësuar në “San Siro”, Simone Inzaghi nuk i kursen elozhet për ekipin e tij: “Jam i lumtur dhe krenar. Zhvilluam një ndeshje të madhe, nuk u shpërblyem me një gol që e meritonim. Ata shënuan një gol të shkëlqyer në rastin e parë, na vjen keq për rezultatin pasi meritonim diçka tjetër.

Ndeshja e kthimit në Anfeild? Mendoj që Liverpool është një nga ekipet më të forta në Evropë, por Inter im u përball me kokën lart. Kjo sfidë duhet të na jap shumë vetëbesim, duhet të jetë një pikë nisje. Në këtë sezon do të luajmë shumë ndeshja të tjera të bukura, por kurrë më përballë një rivali si Liverpool”, u shpreh Simone Inzaghi.

Inzaghi
Inzaghi

I sinqertë dhe kavalier në fjalët e tij u tregua Jurgen Klopp: “Ndodh që edhe vuan, nuk ishim aq brilant por kjo për meritë të Inter që zhvilloi një ndeshje të bukur. Mbrojtësit e Inter bënë shumë mirë por edhe Perisic na vendosi në vështirësi. Zëvendësimet ishin çelësi i suksesit, goli i parë edhe nga Firmino. Jam i lumtur për atë që bëmë”, u shpreh Klopp në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb