Profesor Paskal Milo ka promovuar librin studimor, “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore,  të pathënat dhe enigmat 1943-1944”. Për një histori reale, që mund të hapë debat , tha ai, dukë paralajmëruar risi, mes të cilave përmendim përgjegjësitë direkt të Enver Hoxhës në luftë kundër ballit Kombëtar

“Janë 3 letra që Enver Hoxha i ka shkruar në 1 tetor 1943 komiteteve të Partisë Komuniste që të drejtonin luftën për asgjësimin e Ballit Kombëtar. Këtu është përgjegjësia historike e Enver Hoxhës, që para se Balli të jepte arsye themelore për tu trajtuar siç u trajtuar ai nxitoi të bënte fakt të krye dhe të nxitë një fushatë kundër ballit.

Me gjithë këtë unifikim me qëndrimet e historianëve afër së djathtës, Milo, nuk pranon që përplasja mes Ballit Kombëtar dhe partisë Komuniste, ishte luftë civile.

Unë nuk jam që të vlerësohet si luftë civil;e sepse nuk e e kam përdorur në librin tim, e kam quajtur konflikt që po niste dhe kam caktuar përgjegjësit , kush e filloi dhe aty jam I qartë. E di që do ngjallë debate e kritika. Enver Hoxha ishte I pari që e provokoi Ballin Kombëtar

Në libër dhe në përgjigjet për gazetarët, pranoi se përplasja e Ballit me  Partinë Komuniste,  ishte luftë për pushtet, e nxitur siç del nga letrat e Hoxhës, nga komunistët.  

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: