TIRANË- Tre të rinj janë arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi kanë tentuar të tërheqin kredi me dokumentacion të falsifikuar. Burime zyrtare bëjnë me dije se është finalizuar me sukses operacioni “Kredimarrësit Ekspres”, që ka çuar në prangosjen e shtetasve:

– Paulin Aliaj, 25 vjeç, banues në Tiranë;
– Elisabeta Imerraliaj, 25 vjeçe, banuese në Tiranë;
– Edison Nuzi, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Të tre këta persona, në bashkëpunim me njëri -tjetrin, po tentonin të tërhiqnin një kredi me dokumentacion të falsifikuar, në një bankë të nivelit të dytë.

Sipas policisë ata kanë arritur të marrin kredi në 5 (pesë) filiale bankash të nivelit të dytë. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Mashtrim”, “Mashtrim në Kredi” dhe “Falsifikim i Dokumentacionit”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb