Konfirmohen dy viktima nën rrënojat e pallatit, që u godit me raketë nga trupat ruse mëngjesin e sotëm në Kiev.

“BBC” raporton se autoritetet kanë konfirmuar dy viktima nga rrënojat e bllokut të apartamenteve, që u shkatërruan.

Ndërkohë, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave në Ukrainë raporton se nga sulmi mbi apartamentet kanë mbetur të plagosur rëndë edhe gjashtë persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb