Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Call me 2”. Në pranga është vendosur një 36-vjeçar që kryente këtë veprimtari kriminale, ndërsa janë proceduar penalisht edhe tre të tjerë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se 36-vjeçari L. K., kryente mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash.

Materialet ndërkohë u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e atë ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Call me 2”.

Goditet një tjetër rast i përfitimit të shumave të mëdha monetare nëpërmjet mashtrimeve me anë të platformave elektronike.

Vihet në pranga 36-vjeçari që kryente këtë veprimtari kriminale, duke e mbuluar me aktivitetin e call center.

Procedohen penalisht 3 shtetas.

Në vijim të operacionit policor të koduar Call me”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Call me 2”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit L. K., 36 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryente mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit H. K., G. H. dhe A. D.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e atë ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb