U hodh shorti i Champions League, i fundit i këtij sezoni, ku janë kompletuar katër duelet e çerekfinaleve, por edhe gjysmëfinalet e mundshme, me finalen që do të luhet më 28 maj në Paris.
Tetë skuadrat çerekfinaliste ishin: Real Madrid, Bayern Munchen, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Atletico Madrid, Benfica dhe Villarreal. Gjithçka ishte e mundur, përfshirë derbet e anglezëve dhe spanjollëve. Nuk kishte më ndarje në vazo, shorti është i lirë dhe çerekfinalet do të luhen më 5 dhe 15 prill në një javë.
ÇEREKFINALET
Chelsea-Real Madrid
Manchester City-Atletico Madrid
Villarreal-Bayern Munchen
Benfica-Liverpool
GJYSMËFINALET
Manchester City/Atletico Madrid-Chelsea/Real Madrid
Benfica/Liverpool-Villarreal/Bayern Munchen
(BalkanWeb)